Volejboll – Meshkuj / Xhelati: Do të mundohemi të bëjmë dhe ne mrekullinë

Share Button

Gjergj Vyshka 12.06.2017 11:35

Kapiteni i kuqezinjve: “Deri më tani kemi punuar jashtëzakonisht fort e mirë. Mungesa e miqësoreve është një problem, por shpresoj t’ia dalim”. Kombëtarja e volejbollit të meshkujve ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për fazën e parë të Ligës së Evropës, që zhvillohet në Shkup, nga data 16, deri më 18 qershor 2017.

Shqipëria do të jetë përballë Maqedonisë, Azerbajxhanit dhe Suedisë dhe në fakt grupi është i plotë dhe ka bërë gjithçka mirë në stërvitje. Është punuar me dy seanca, madje dhe dje paradite lojtarët kanë qenë në palestër dhe pasdite në sallën e re Sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës.

E tashmë gjithçka pritet të jetë në fushën e lojës, ndërsa kombëtares mbi kokë, ashtu sikurse femrave, po u qëndron dhe presidenti Pëllumbi, zëvendëspresidenti Brari dhe sekretari i përgjithshëm Vokopola. Ndërkohë kapiteni Enea Xhelati shfaq optimizëm dhe është i sigurt se kjo kombëtare mund të bëjë mrekulli.

Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.com po jua sjell këtu të plotë:

 

– Jemi vetëm disa ditë përpara fazës së parë të Ligës së Evropës në volejboll për meshkuj. Cila është gjendja?

– Normalisht kemi punuar fort dhe mirë në këtë periudhë. Ka një përkushtim të të gjithë grupit dhe stafit të trajnerëve. Shpresoj që t’ia dalim dhe të bëjmë një lojë të bukur në Maqedoni për të shpresuar për të marrë rezultatet në Tiranë një javë më vonë.

 

– Mungesa e miqësoreve një shqetësim më vete?

– Sigurisht që po. Kundërshtarët kanë qenë në kualifikueset e Kampionatit Botëror, kurse ne jo. Në rajon nuk kishte ekip të lirë për t’u ndeshur dhe në këtë mënyrë kemi qenë të detyruar të luajmë me njëri-tjetrin që përpara një aktiviteti ndërkombëtar nuk është normal. Por kështu erdhën gjërat.

 

– Maqedonia, Azerbajxhani dhe Suedia përballë jush, cili është informacioni që keni?

– Në fakt ne sot do të nisim të shohim kundërshtarët tonë. Mirëpo për Azerbajxhanin dhe Suedinë kemi informacion të shumtë, megjithatë do t’i rishohim dhe një herë, sepse kanë qenë në aktivitetet e fundit ndërkombëtare. Maqedonia është ashtu sikurse ne, nuk ka bërë asnjë ndeshje miqësore. Por besojmë se do t’ia dalim.

 

– Pas një jave në Tiranë mendoni se fitoret e femrave do të jenë shtysë edhe për ju që t’i keni tifozët pranë?

– Unë duhet të them që tifozët janë aleatët tanë dhe unë shpresoj që ta mbushin plot këtë sallë sportive. Premtimi jonë është që të bëjmë më të mirën në fushën e lojës, kuptohet me ndihmën e tyre.

 

– Çfarë ju duhet për të bërë atë hapin e madh për në finalet e Ligës së Evropës?

– Të bëjmë atë që dimë më mirë. Mos harroni që tashmë kjo kombëtare ka vazhdimësi, ka djem shtatlartë dhe të talentuar që janë në gjendje të bëjnë më të mirët. Nëse dikur mblidheshim një herë në 3-4 vjet, tanimë jemi vit pas viti dhe kjo është meritë e Federatës Shqiptare të Volejbollit për të gjitha kushtet që na krijuar. Mendoj se kemi shansin për të bërë atë hapin e madh dhe duhet ta bëjmë. Tanimë na mbetet gjithçka në dorën tonë në fushën e lojës.

 

Liga e Evropës 2017

Volejbollit – Meshkuj

 

Kalendari i grupit A:

 

16 qershor 2017:

Shqipëri – Suedi                  ora 17:00

Maqedoni – Azerbajxhan   ora 19:30

 

17 qershor 2017:

Suedi – Azerbajxhan          ora 17:00

Shqipëri – Maqedoni           ora 19:30

 

18 qershor 2017:

Azerbajxhan – Shqipëri      ora 17:00

Suedi – Maqedoni               ora 19:30

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh