AlbanianSport.com 16.10.2014 15:10
ASNN – Flamurtari dhe Vllaznia, përkatësisht për femra dhe meshkuj, vazhdojnë të kryesojnë Kampionatin Kombëtar të Basketbollit, ndërsa në volejboll ligjin vazhdojnë ta bëjnë kampionet në fuqi. Barlet Volej për femra dhe Studenti për femra vazhdojnë të kryesojnë edhe pas ndeshjeve të radhës.
Në volejbollin e femrave, Flamurtari është mundur në fushën e vet në 3 sete nga Skënderbeu. Ky kampionat kryesohet nga kampionia në fuqi, Barleti Volej, që dje fitoi 3-0 ndaj Studentit, e ndjekur nga Tirana, që vuajti, por triumfoi në 5 sete në derbin historik të kryeqytetit ndaj Partizanit.
Vajzat bardheblu kanë 17 pikë pas 6 fitoresh në po aq javë, ndërsa të kuqet kanë 13 pikë, një më tepër sesa durrsaket e Teutës, që mbajnë vendin e 4-t, pasi fitore 3-0 që arritën në fushën e vet ndaj Vllaznisë, në takimin e fundit të vlefshëm për javën e 6-të të Grupit A1 të Kampionati Kombëtar të Volejbollit për Femra.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 6-të
(15 nëntor 2014)
Tirana – Partizani 3-2
Teuta – Vllaznia 3-0
Flamurtari – Skënderbeu 0-3
Barleti Volej – Studenti 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 6 6 0 18-1 18
- Tirana 6 6 0 18-2 17
- Partizani 6 4 2 14-7 13
- Teuta 6 4 2 13-6 12
- Skënderbeu 6 2 4 7-13 6
- Vllaznia 6 1 5 4-16 3
- Flamurtari 6 1 5 3-17 2
- Studenti 6 0 6 2-18 1