Gjergj Vyshka 12.06.2017 17:05
Piloti i “Dukatit”, Andrea Doviciozo, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Katalonjës duke bërë kështu “bis” suksesesh, pas atij të para një jave në Muxhelo. Në vendin e dytë vjen Markezi, që parakalon dhe lë pas Perez dhe Lorencon. Zhgënjyese “Jamaha”, sepse Valentino Rosi e ka mbyllur në vendin e 8-të.
Kurse Vinjales, në vendin e 10-të, ndërsa të paktën qëndron kryesues i renditjes së përgjithshme botërore, me 7 pikë më shumë se sa Doviciozo dhe Petruci, teksa ky i fundit ishte i pesti dhe më pas është rrëzuar në xhiron e parafundit. Pedroza, i pari pas provave zyrtare, është kaluar menjëherë nga Lorenco.
Por Pedroza është rikthyer përsëri në krye me Doviciozon, i cili është gjithnjë i rrezikshëm kur është shumë pranë. Në xhiron e 17-të piloti nga Forlimpopoli shfrytëzon daljen nga bokset dhe menjëherë është në krye të garës duke arritur kështu suksesin e tij të 13-të në karrierë.