Gjergj Vyshka 12.06.2017 14:20
Në fakt Shqipëria e ka vuajtur përsëri organizimin e Sindi Marinës, e cila në jo pak momente ka shkaktuar faull, ndërsa i është dashur shumë punë Bicit, po pse jo dhe Thakës e Tucit dhe Prengës për të rikuperuar. Në kushtet kur trajneri Altin Martiri ka kuptuar që Matoshi nuk është formën e saj më të mira, atëherë vendos të luajë me Ulajn, kurse në tentativat për të qenë e saktë me shërbimet e Sades duket se jo gjithçka nuk i ka shkuar mirë, sepse ka pasur firo nga kjo lojtare.
Në setin e parë Shqipëria e ka nisur mirë kur kemi kryesuar deri në pushimin e parë teknik 7-8. Por dhe për shkak të gabimeve të vajzve kuqezi, apo dhe për meritë të Bjellorusisë, që ka pasur lojtare si Ionava, Serik e Kicka që të ndëshkonin në çdo moment, ia ka dalë të përmbyse në 14-11 e më pas 16-14, 19-16. Është barazuar 19-19, por sërish është Bjellorusia në epërsi 24-22 dhe ka marrë setin e parë 25-22. Në setin e dytë Bjellorusia është në epërsi në pushimin e parë teknik 8-7.
Ka përmbysur Shqipërua në 8-10, 14-16, 14-19. Mirëpo Bjellorusia nuk dorëzohet dhe përmbys në 20-19. Por në fund janë vajzat e Martirit që fitojnë 25-22. Seti i tretë nis për Bjellorusinë, por përmbysin shqiptaret, që fitojnë në shtesë 26-24. I treti mes shumë emocionesh është për Shqipërinë nga fillimi deri në fund, ndërsa vajzat kuqezi e kanë fituar atë 25-23 dhe krejt ndeshjen 3-1. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes duke qenë në të njëjtën kohë dhe lojtarja e takimit është Erblira Bici me 29 pikë.
Ajo është ndjekur nga Kicka, e Bjellorusisë, me 12 pikë dhe Ionava, po e Bjellorusisë, me 10 pikë. Në bllok fituese janë Thaka dhe Tuci të Shqipërisë me nga 3 mure të sakta, të ndjekura nga Ionava e Kicka, me nga dy të tilla. Në shërbim është fituese Kicka e Bjellorusisë, me 4 të tilla, e ndjekur nga Malasai, po e Bjellorusisë, me dy të tilla, apo dhe Tuci e Shqipërisë. Përfundimisht, me një legjendë si Erblira Bici, Shqipëria ia ka dalë të jetë më shumë sesa fituese.
Bjellorusi – Shqipëri 1-3
(25-22, 22-25, 24-26, 23-25)
Bjellorusia: Malasai, Klimoviç, Serik, Kapko, Ionava, Kicka, Fedarinçuk (L) / Harelik, Paulava. Trajner: A. Anxhelo Verçesi
Shqipëria: Bici, Tuci, Matoshi, Marina, Arjola Prenga, Thaka, Sejfullai (L) / Ulaj, Sade. Trajner: A. Martiri
Gjyqtarë: V. Vasileiadis (Greqi), I. Vanji (Itali)
Ndihmës: R. Mujo, T. Zguri, E. Dusha, E. Papamihali (Tiranë)