AlbanianSport.com 12.06.2017 11:35
ASNN – Kosova ka shënuar humbjen e 5-të radhazi në Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, djemtë e Bunjakut humbën 1-4 përballë Turqisë së Fatih Terim.
Në minutën e 84-t, Bernard Berisha mori kartonin e dytë të verdhë), duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë. Pas 6 ndeshjesh, Kosova renditet e fundit në Grupin I me një pikë, po aq sa ka edhe Finlanda.
Grupi kryesohet nga Kroacia dhe Islanda, me nga 13 pikë secila, të ndjekura nga Turqia dhe Ukraina me nga 11 pikë.