Gjergj Vyshka 12.06.2017 08:50
“Të jem i sinqertë, edhe sikur ta kisha humbur këtë ndeshje, do të isha përsëri kaq i kënaqur sikurse jam edhe këtë moment, – ka thënë trajneri kuqezi, Altin Martiri, duke folur pas mbylljes së fazës së parë të grupit A të Ligës së Evropës në volejboll për femra. – Ne u dhuruam spektatorëve një lojë të bukur dhe një lojë spektakolare.”
“Ne fituam, por këtë rezultat mund ta kishte arritur edhe Bjellorusia, – ka vijuar ai. -Rëndësi ka qenë ekipi luan mirë, i barabartë. Me të dy kundërshtarëve, me të cilët fituam, u ballafaquam si të barabartë. Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gjë ndryshe, qëndrojmë me këmbë në tokë. Ne karakterizohemi nga shpirti i garës, lojën kolektive.”
“I gjithë ekipi punon sinkron dhe kanë mentalitet për të fituar deri në pikën e fundit. Unë kam thënë që do të doja t’i fitoja të tre ndeshjet. Nuk arrita tre, por fitova dy. Por edhe në fazën e dytë shkojmë për 3 rezultat pozitive, ndoshta mund të mos fitojë asnjë. Megjithatë kundërshtarët kanë qenë të një niveli të mirë”, – ka përfunduar trajneri Altin Martiri.