AlbanianSport.com 04.06.2017 19:50
ASNN – Një tjetër projekt i madh sportiv për kryeqytetin ka përfunduar me sukses. Salla Sportive “Feti Borova” dhe godina e administratës së shumësportit në “Tirana Olimpik Park” kanë përfunduar. Kjo ishte pjesa e parë e projektit, i cili do të vazhdojë më pas me fushat e futbollit, volejbollit, basketbollit, tenisit, pishinën, pistën olimpike të atletikës, godinën e Federatës së Futbollit etj.
Kështu, “Tirana Olimpik Park” ka marrë tashmë formë dhe është bërë pjesë e jetës sportive të kryeqytetit. i programuar për t’u ndërtuar në dy faza, ndonëse jo në fatin kohor sipas premtimit fillestar, ka përfunduar pjesa e parë e projektit që përfshinte ndërtimin e Sallës Sportive dhe godinës së administratës së shumësportit, si dhe dy palestrat e peshëngritjes dhe mundjes.
Salla Sportive do të mbajë emrin e “Feti Borovës”, një nga sportistët më të mëdhenj të vendit. Në inaugurimin e tij ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë ceremoni nuk kishte si të mungonte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Salla e re Sportive “Feti Borova”, është përuruar me një ndeshje basketbolli midis kombëtareve të veteranëve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.