Gjergj Vyshka 04.06.2017 18:45
Kombëtarja e femrave, që drejtohet nga Armir Grima, do të ketë dy ndeshje miqësore me Slloveninë, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë. Kështu ka lajmëruar Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa ndeshja e parë do të luhet të martën në ora 17:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Kurse e dyta në Stadiumin “Selman Stërmasi” të premten në ora 10:00. Madje Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se hyrja në të dy ndeshjet do të jetë falas. Duhet theksuar se kombëtarja e të rriturave në fillimit të vitit është mundur 0-1 nga Italia e Nën-19-vjeçareve.
Më pas, pati fituar 5-3 me Malin e Zi për të kaluar në turin paraeleminator të Kampionatit Botëror, ndërsa u fitua 3-2 me Kosovën dhe 2-1 me Greqinë, si dhe u barazua 0-0 me Maltën. Dhe në grupin eliminator, ndeshjet e të cilit nisin më 15 shtator 2017, Shqipëria do të jetë përballë Zvicrës, Skocisë, Polonisë dhe Bjellorusisë.
E në këtë mënyrë kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra kërkon të bëhet sa më e fortë në prag të këtyre Eliminatoreve.
Lista e lojtareve të thirrur nga trajneri Armir Grima:
Portiere: Marigona Zani (TSV JahnKalklen – Gjermani), Viona Rexhepi (Hajvalia, -Kosovë), Ardiola Raxhimi (Vllaznia).
Mbrojtëse: Arbiona Bajraktari (Vllaznia), Lucie Gjini (Vllaznia), Arbenita Curraj (Hajvalia, – Kosovë), Denisa Proto (Vllaznia), Erida Bajrakurtaj (Kinostudio), Cyme Lulaj (Kinostudio), Albina Rrahmani (FC Bergheim Austri), Majlinda Kadolli (Suharega, Kosovë).
Mesfushore: Suada Jashari (Vllaznia), Megi Doçi (Vllaznia), Lavdie Begolli (JYPK -Finlandë), Esmeralda Franja (Vllaznia), Sara Maliqi (Vllaznia), Atdhetare Halitjaha (Sasuolo – Itali).
Sulmuese: Saranda Hashani (FC Lucern Frauen – Zvicër), Zylfie Bajramaj (Hajvalia -Kosovë).