AlbanianSport.com 04.06.2017 11:10
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, falënderoi kompaninë “Errea” për bashkëpunimin dhe u shpreh se ngjyrat kuqezi do të qëndrojnë lart në këto evenimente ndërkombëtare, evropiane e Ballkanike. “Po punojmë prej më shumë se një viti për t’u përfaqësuar sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare, jo vetëm me të rriturit por edhe me ekipet e moshave, ku mungonim prej vitesh, – ka thënë ai.
“Unë besoj tek këto ekipe kombëtare, se puna e bëra prej javësh do të japë rezultat në fushë. Jo vetëm me të rriturit por edhe me ekipet e moshave”, – shtoi Pëllumbi. Më tej, numri një i FSHV-së u shpreh se mbështetja e institucionit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë. “Mbështetja e FSHV-së është e madhe, ne duam të rikthejmë volejbollin shqiptar në vendin që i takon”, – tha ai.
“Dhe jam i bindur se me punën që është bërë e do të bëhet do t’ia arrijmë qëllimit”, – përfundoi presidenti Erlind Pëllumbi, që shoqërohej në këtë ceremoni edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola, dhe anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari. Më pas ishte radha e përfaqësuesve të ekipeve kombëtare për të rritur të bënin prezantimin e tyre.