Gjergj Vyshka 03.06.2017 10:40
Federata Shqiptare e Volejbollit ka lajmëruar se sot pasdite, në ora 18:00, në mjediset e Hotel “White Dream” do të bëjë prezantimin e fanellave të kombëtares.
Madje trajnerët e kombëtares, Jani Melka për të rritur dhe Altin Martiri për të rriturat, do t’u përgjigjen edhe pyetjeve të gazetarëve.
Shqipëria për femra do të jetë përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe Austrisë, nga data 9-11 qershor 2017 në Tiranë dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.
Kurse meshkujt, nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Shkup dhe nga data 23, deri më 25 qershor 2017 në Tiranë do të jenë përballë Maqedonisë, Suedisë dhe Azerbajxhanit.
Deri më tani, të dyja kombëtaret janë duke u stërvitur me maksimumin e tyre.