AlbanianSport.com 03.06.2017 08:50
ASNN – Infrastruktura e dobët dhe mungesa e konkurrencës janë dy prej problemeve kryesore që ndikojnë në nivelin e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra. Të këtij mendimi janë trajnerët e Kombëtares kuqezi të vajzave, Altin Martiri dhe Roland Tarja. Shqipëria është në grupin A në Ligën Evropiane të Volejbollit për Femra, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë dhe ndeshjet do të luhen në qershor.
Si asnjëherë më parë, këtë vit, Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave ka grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Evropës më shumë lojtare që luajnë jashtë, sesa ato që luajnë në kampionatin vendas dhe, për trajnerët Altin Martiri dhe Roland Tarja, kjo e ka një shpjegim. Për Martirin, problemi i kampionatit shqiptar e ka një emër dhe ai është konkurrenca.
Ndërsa Tarja beson tek lojtaret e reja që po vijnë. Shqipëria është në grupin A në Ligën Evropiane të Volejbollit për Femra, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë. Ndeshjet këtij grupi do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.