Gjergj Vyshka 02.06.2017 18:55
Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar se Kombëtarja e moshës deri në 18 vjeç djem, që drejtohet nga Mired Jani, do të jetë në një tjetër fazë përzgjedhjeje më 3 dhe 4 qershor 2017. Këto dy seanca stërvitore, ndërsa lista e Janit tashmë është më e qartë në emrat që do të ketë në pjesëmarrjen në Divizionin B, do të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ora 19:00.
Janë 21 lojtarë, madje një pjesë e mirë që kanë luajtur dhe në ekipe së të rriturve e që vijnë më së shumti nga skuadrat vendëse. Superior Klima me 7 lojtarë, Tirana me 5 lojtarë dhe Vllaznia me 5 lojtarë mbajnë peshën kryesore. Sikurse dy basketbollistë janë nga Apolonia dhe një nga Galaktikët, apo dhe një që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Federata Shqiptare e Basketbollit për një pjesë të mirë të lojtarëve ka kërkuar pasaportat, fotot, si dhe certifikatat e përkthyera në anglisht. Bëhet fjalë për ata që nuk i kishin, ndërsa kjo kombëtare në Talin të Estonisë, nga data 23, deri më 30 korrik 2017, do të jetë përballë Britanisë së Madhe, Suedisë, Luksemburgut, Holandës dhe Republikës Çeke.
Në katër stërvitjet e para përzgjedhëse, që janë zhvilluar më 24, 25, 27 dhe 28 maj, trajneri Jani ka mbetur i pakënaqur për nga niveli. Tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodhë me këtë kombëtare dhe 21 emrat konkretë të përzgjedhur për Kombëtaren e Nën-18-vjeçarëve (djem) të Shqipërisë.
Lista e lojtarëve të thirrur për përzgjedhje tek Kombëtarja e Nën-18-vjeçarëve (djem):
Vasil Ajdhoni (Apolonia), Odhisea Shkurti (Apolonia), Odri Dedolli (SHBA), Rei Çapari (Galaktikët), Spiro Barxho (Tirana), Gersi Hoxha (Tirana), Eldi Hysa (Tirana), Kevin Ismail (Tirana), Endi Zhukri (Tirana), Ani Balliu (Superior Klima), Huljo Berati (Superior Klima), Enco Gjonaj (Superior Klima), Orion Osmanaj (Superior Klima), Elion Osmani (Superior Klima), Rei Ruçaj (Superior Klima), Xhovalin Syku (Superior Klima), Elidon Bitri (Vllaznia), Redon Peraj (Vllaznia), Edison Reshketa (Vllaznia), Nik Tinaj (Vllaznia), Xhoen Tugu (Vllaznia)