Atletikë / Kampionati i 79-të Kombëtar i Të Rriturve, më 8 & 9 qershor 2017

Share Button

Gjergj Vyshka 02.06.2017 16:10

Atletika shqiptare është gati për veprimtarinë e saj më madhore të vitit 2017. Bëhet fjalë për Kampionatin e 79-të Kombëtar të Të Rriturve, që për dy ditë me radhë do të zhvillohet në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arena”. E vetmja pistë e momentit për atletikën shqiptare, e cila në të ka zhvilluar kampionatin dimëror, kampionatet e moshave 13, 16 dhe 18 vjeç, kampionatin e të rinjve, Kupën e Shqipërisë të rritur dhe mitingun ndërkombëtar.

Jo vetëm kaq, por brenda programit vjetor të vitit 2017, atletika shqiptare ka bërë dhe krosin kombëtar, si dhe atë të Vrapimit në Mal. E megjithatë Kampionati i Të Rriturve është veprimtaria më e madh që përmbledh të gjitha përgatitjet e atletëve. Sidomos kur jemi në prag të veprimtarive ndërkombëtare, që nga Ballkaniadat, Kampionati Evropian i ekipeve të kategorisë së tretë në Maltë, apo dhe Kampionati Botëror i Atletikës në Londër.

Sigurisht që vëmendja kryesore do të jetë tek Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, pa harruar ndonjë atlete të re e të talentuar si Relaksa Dauti e ndonjë tjetër. Ndërkohë për pjesën e hedhjeve ky kampionat është ndarë përsëri më dysh, sepse hedhja e çekiçit do të bëhet në këndin që ndodhet pas hotel “Sheratonit” në pyllin e Kodrave të Liqenit, kurse hedhja e gjyles në këndin e ish-kompleksit Dinamo. Pjesa tjetër, për dy ditë me radhë, në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arena”.

Sakaq në udhëzimin e pjesëmarrjes në këtë kampionat, Federata Shqiptare e Atletikës ka bërë të ditur se do të garohet dhe me kategorinë e 3-të, kurse pikëzimi do të bëhet edhe me kategorinë e dytë. E nëse arrihet norma e kategorisë së parë, atëherë atleti do të ketë dhe dy pikë më shumë në pikëzim. Gjithnjë sipas udhëzimit të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, së bashku me programin e orarin e garave.

E në këtë mënyrë, Kampionati i 79-të Kombëtar i Atletikës për Të Rritur është gati tashmë.

 

Kampionati i 79-të Kombëtar

i Atletikës për Të Rritur

 

Programi i garave

 

8 qershor 2017

 

Meshkuj

 

Ora 10:00                   Hedhje çekiçi

Ora 11:30                   Hedhje gjyle

Ora 16:20                   100 metra (Bateria e parë)

Ora 16:25                   100 metra (Bateria e dytë)

Ora 16:30                   100 metra (Bateria e tretë)

Ora 16:50                   Kërcim së gjati

Ora 16:50                   400 metra (Bateria e parë)

Ora 16:55                   400 metra (Bateria e dytë)

Ora 17:00                   400 metra (Bateria e tretë)

Ora 17:20                   800 metra

Ora 17:30                   1500 metra

Ora 17:40                   3000 metra me pengesa

Ora 17:50                   5000 metra

Ora 18:20                   4×100 metra

 

Femra

 

Ora 10:00                   Hedhje çekiçi

Ora 11:30                   Hedhje gjyle

Ora 16:00                   Kërcim trehapësh

Ora 16:00                   400 metra me pengesa

Ora 16:10                   100 metra me pengesa

Ora 16:35                   100 metra (Bateria e parë)

Ora 16:40                   100 metra (Bateria e dytë)

Ora 16:45                   100 metra (Bateria e tretë)

Ora 17:05                   400 metra (Bateria e parë)

Ora 17:10                   400 metra (Bateria e dytë)

Ora 17:15                   400 metra (Bateria e tretë)

Ora 18:15                   4×100 metra

 

9 qershor 2017

 

Meshkuj

Ora 15:00                   Hedhje disku

Ora 16:00                   Kërcim së larti

Ora 16:00                   110 metra me pengesa

Ora 16:10                   400 metra me pengesa

Ora 16:30                   800 metra

Ora 16:40                   200 metra (Bateria e parë)

Ora 16:45                   200 metra (Bateria e dytë)

Ora 16:50                   200 metra (Bateria e tretë)

Ora 17:00                   Hedhje shtize

Ora 17:30                   Kërcim trehapësh

Ora 17:40                   4×400 metra

Ora 18:00                   10000 metra

 

Femra

 

Ora 15:00                   Hedhje disku

Ora 16:00                   Kërcim së larti

Ora 16:20                   1500 metra

Ora 16:45                   Kërcim së gjati

Ora 16:55                   200 metra (Bateria e parë)

Ora 17:00                   200 metra (Bateria e dytë)

Ora 17:00                   Hedhje shtize

Ora 17:05                   200 metra (Bateria e tretë)

Ora 17:25                   5000 metra

Ora 17:50                   4×400 metra

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25 ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35 ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15 ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë.

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45 ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh