AlbanianSport.com 02.06.2017 13:25
ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës dhe për veteranen Amarilda Prenga, pengesa e parë që duhet kapërcyer është ajo e mendësisë inferiore. 36-vjeçarja vlerëson se grupi aktual i lojtareve kuqezi premton për Ligën e Evropës në qershor, ku Shqipëria do të jetë përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe Austrisë.
Amarilda Prenga mund të jetë 36 vjeç sot, por, teksa e sheh të stërvitet me Kombëtaren e femrave, vëren se ajo nuk ka humbur asgjë nga pasioni i saj për këtë lojë, ndonëse vitin që shkoi ajo u bë për herë të dytë nënë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, ajo zbulon edhe shtysën që e mban ende në parket. Veterania vlerëson se grupi aktual i lojtareve kuqezi premton për Ligën e Evropës në qershor.
Por Prenga e madhe e ka të qartë se pengesa e parë që duhet kapërcyer është ajo e mendësisë inferiore. Shqipëria do të jetë përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe Austrisë dhe nga data 9, deri më 11 qershor 2017, do ta presë grupin në Tiranë, kurse nga data 16, deri më 18 qershor do të jetë në Bjellorusi për ndeshjet e kthimit.