AlbanianSport.com 02.06.2017 12:30
ASNN – Infrastruktura mbetet problemi kryesor i plotësimit të kritereve për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm për Kamzën dhe Lushnjën. Kështu ka deklaruar para pak ditësh zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Gjini, i cili ka sqaruar se afati i përmbushjes së kushteve është mesi i korrikut.
Kamza dhe Lushnja e kanë mbyllur me sukses sezonin, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore, por, sipas zyrtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit për licencimet, Eduard Gjini, të dyja skuadrat i pret një verë e ngjeshur sa i përket plotësimit të kushteve. Sipas Gjinit, problem mbetet infrastruktura.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur të hënën, zyrtari i FSHF-së ka sqaruar edhe afatet kohore për licencimin. Kamza dhe Lushnja e mbyllën sezonin e rregullt në krye të renditjes së grupeve përkatëse të Kategorisë së Parë, duke siguruar ngjitjen një nivel më lart.