(Video) Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë, një bast i fituar i “dyrrotakëve”

Share Button

AlbanianSport.com 02.06.2017 11:35

ASNN – Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë, Rrethi i Shqipërisë ka ulur siparin e edicionit të tij të 74-t, një edicion ky, që për herë të parë, ëështë përcjellë për sportdashësit ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ky edicion, i pari në kalendarin ndërkombëtar të këtij sporti, solli edhe një sërë risish të tjera që na i përcjell kronika.

Gjithçka ka nisur nga Tirana, më 20 maj, për të vijuar në një itinerar prej mbi 850 km të përshkuara për më pak se 18 orë përgjatë 5 ditëve, që e futën dhe konfirmuar Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror, aty ku në fakt i takon të jetë, pasi Rrethi i saj është gara e 3-të më e vjetër e dyrrotakëve në Evropë, pikërisht pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Edicioni i 74-t i garës më të rëndësishme të çiklizmit shqiptar ka nisur me petkun e të qenit i pari edicion i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar të Federatës Botërore të këtij sporti, UCI-t, ka nisur me një nivel tjetër të masave organizative, që, në fakt, kanë qenë një sfidë më vete për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, dhe, në veçanti, për presidentin e saj, Skënder Anxhaku.

Një sfidë që u kapërcye me sukses, sikundër e konfirmoi edhe Kryegjyqtari i këtij Rrethi të 74-t, Vladimiros Petsas, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar pas etapës së fundit, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë si vend organizator.” Sigurisht që ju e kaluat klasën dhe për këtë meritoni përgëzime, sidomos presidenti i Federatës, z. Anxhaku”, – ka thënë ai.

“Natyrisht që ka ende punë për të bërë për një garë edhe më të shkëlqyer, por të gjitha kriteret e këtij niveli të UCI-t u përmbushën dhe kjo është një bazë mjaft e mirë për të ndërtuar një garë edhe më suksesshme në edicionet e ardhshme”, – ka shtuar Petsas. Një aspekt i rëndësishëm i këtij Rrethi të 74-t Çiklistik të Shqipërisë ishte edhe siguria e garuesve.

Dhe, sikundër asnjëherë më parë, masat e marra nga Policia Rrugore, por edhe Policia e Shtetit, ishin të jashtëzakonshme, duke u krijuar pjesëmarrësve, por edhe organizatorëve, mundësinë për një garë të rrjedhshme dhe pa pengesa dhe, ç’është më e rëndësishme, pa asnjë dëmtim të çiklistëve. Kjo nuk ka qenë e lehtë, duke patur parasysh se bëhej fjalë për një karvan prej 75 çiklistësh dhe po aq staf shoqërues.

Po kështu, mbi 20 automjete shoqëruese, dhe të gjitha këto në lëvizje përgjatë 850 kilometrave, duke kaluar nëpër qytete dhe rrugë të ndryshme dhe duke shmangur me sukses çdo të papritur të pakëndshme, e për më tepër në një garë që, ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur lëvizte me një shpejtësi mesatare 35-40 km në orë, këtë edicion kapi një mesatare mbresëlënëse prej 45 deri në 55 km në orë.

Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, nuk e fshehu kënaqësinë në përfundim të Rrethit. Në bazë të kontratës firmosur midis Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ky Rreth Çiklistik shënoi edhe një risi tjetër sa i përket pasqyrimit të tij, nëpërmjet ndjekjes hap pas hapit nga ana e grupit tonë të xhirimit, të përbërë nga Altin Kodra, Erin Teliti dhe Julian Zela.

Ata sollën çastet më të bukura të kësaj gare nëpërmjet kronikave dhe lidhjeve me edicionet e lajmeve, por edhe një përmbledhje ditore prej afro 30 minutash, të shoqëruar edhe komentin e specialistit të njohur të këtij sporti, Genc Angjeli. Të gjitha këto e bënë këtë Rreth të 74-t Çiklistik, ku morën pjesë 12 skuadra dhe ku fituar si individ u shpall italiani Françesko Manuel Bonxhorno, ndërsa si ekip, ai italiam “GM Europa Ovini”, të veçantë në llojin e vet.

E bënë të parin në atë që shpresohet të shndërrohet në një vazhdë të suksesshme, me shpresën për të sjellë një ditë nëpër rrugët e Shqipërisë më të mirët e Evropës dhe për ta bërë këtë garë një kartolinë të mrekullueshme për potencialin e turizmit shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh