AlbanianSport.com 02.06.2017 08:50
ASNN – Shqipëria është në grupin A në Ligën Evropiane të Volejbollit për Femra, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë dhe, atmosfera në Kombëtarja kuqezi është optimiste.
Seda Arapi është njëra nga prurjet më të reja dhe, duke folur për Televizionin Shqiptar, sportistja që është rritur dhe luan në Itali, nuk e fsheh kënaqësinë që është thirrur për të veshur fanellën kuqezi.
Shqipëria është në grupin A, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë dhe Arapi është optimiste për një paraqitje të mirë. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës në volejboll për femra do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.