Gjergj Vyshka 07.05.2017 09:45
Andre Graipel ka fituar në një sprint të shpejtë në metra e fundit të garës etapën e dytë të Xhiros së Italisë, Olbia-Tortoli, 221 kilometra e gjatë. Në sprintin e tij shpërthyes gjermani ka djegur përpjekjet e Roberto Ferrarit dhe belgut Stijven. Kaleb Evan paraprin sprintin fitues, por humbet pedalen dhe duhet të bëjë prapa kthehu derisa të vijnë mekanikët për t’i rregulluar biçikletën.
Gjermani në këtë mënyrë është fanella e re e kuqe e Xhiros së Italisë, duke parakaluar austriakun Pëstlberger, që ishte dhe fituesi i etapës së parë në mënyrë surprizë. Menjëherë ka ardhur dhe shkëputja e ditës nga grupi i madh, ndërsa grupi i atyre që kërkojnë t’i japin ritme të larta garës përbëhet nga Ovsiani, Koshevoji, Andreta, Shalunovi dhe Teklehaimanoti.
Të 5-të qëndrojnë të pandarë deri në ngjitjen e gjatë drejt Xhena Silanas. Këtu nisin të ndahen dhe pak pas Çmimit të Madh (fituar nga kampioni i Eritreas, që është fanella e re e kaltër), grupi kapet. Sprinte me grupe të vogla ndodhin pas kilometrit të 47-të, por në finish kanë hyrë të gjithë në grup, ndërsa koha përfundimtare e Andre Graipel ishte 6h05’18”.
Të njëjtën kohë ka pasur dhe Eugert Zhupa, që dje ka qenë i 91-ti, ndërsa pas etapës së parë fantastike, teksa ka qenë në grupin që u shkëput për gati 201 kilometra, dje ka qenë në një fazë qetësie. Në fakt ekipi i tij “Uilier Triestina Sele Italia” e ka pasur një përfaqësues në grupin e pesë të shkëputurve, që ishte bjellorusi Ilia Koshevoj. Në renditjen e përgjithshme, Zhupa me kohën 11h19’10”.
Por ai ndodhet në vendin e 8-të për fanellën ciklamin, me 28 pikë, në vendin e 7-të me 4 pikë për fanellën e kaltër, teksa bëhet fjalë për Çmimet e Mëdha gjatë etapës, në vendin e dytë me 13 pikë për sprintet shpërthyese, i 3-ti në angazhimin e përgjithshme me grupin me 8 pikë, i treti me 200 pikë në renditjen e shkëputjeve të përgjithshme), larg vendit të parë me 31 sekonda ndodhet në vendin 64-tër.
Dhe paraqitja e tij është shumë e mirë, kurse etapa e tretë është Tortoli-Kaljari, 148 kilometra.