AlbanianSport.com 07.05.2017 08:50
ASNN – Kampionati Botëror i Aeronautikës, që është duke u zhvilluar në Vlorë dhe po transmetohet direkt dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, dje ka pasur fluturimet e para.
Nëse paradite ka qenë një kohë, me një temperaturë konstante dhe pak lagështi, pasdite era dhe kushtet e këqija të motit janë bërë pengesë. Madje, teksa parashikimet e motit thonë për prishje të kohës sot dhe me reshje në të gjithë vendin, ka të ngjarë që provat të mund të mos zhvillohen.
Për Vlorën ardhja e 150 parashutistëve nga 28 vende të botës është më shumë se sa zhvillim e cilësi, sidomos për turizmin. Ndaj të gjithë e kanë mirëpritur këtë botëror, që do të mbyllet më 14 maj 2017.