AlbanianSport.com 06.05.2017 21:35
ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një turne kualifikues olimpik. Kështu e ka cilësuar organizatori Leo Kapri edicionin e 6-të të Turneut Ndërkombëtar të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open 2017”, që u mbajt të shtunën në kryeqytet.
Kështu, të shtunën është zhvilluar në kryeqytet edicioni i 6-të i Turneut Ndërkombëtar të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open 2017”, i cili është edhe veprimtaria më e madhe dhe më e rëndësishme e arteve marciale në Shqipëri. Sipas organizatorit Leo Kapri, ky edicion i 6-të i përligji pritshmëritë në të gjitha aspektet.
Për Kaprin, ky edicion ishte një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një turne kualifikues olimpik. Në këto 6 edicione të Turneut Ndërkombëtar të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open”, kanë marrë pjesë afro 2,500 sportistë të të gjitha moshave, nga afro 30 vende të ndryshme të botës.