Gjergj Vyshka 05.05.2017 21:50
Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira me president Arjan Rizaj përgatitet për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, që zhvillohet nga data 12, deri më 14 maj 2017 në Veliko Ternovo të Bullgarisë, në Pallatin e Sportit “Vasil Levski”.
Sipas informacionit të përcjellë nga Federata Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, për herë të parë do të merret pjesë me një delegacion të gjerë me 22 sportistë të të gjitha moshave, 20 meshkuj dhe 2 femra.
“Një mirënjohje e madhe për prindërit dhe kontributin e tyre me angazhimin e fëmijëve tek ndeshjet e lira, si dhe besimin që kanë tek Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira”, – ka thënë Rizaj.
“Ne do të jemi gjithnjë të hapur për bashkëpunim dhe do të përkujdesemi ndaj anëtarëve tanë”, – ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, i cili do të jetë në krye të delegacionit shqiptar, ndërsa synohen medaljet.
Delegacioni shqiptar në Ballkaniadë:
Fëmijë: Mateo Tomani (12 vjeç, pesha 50 kg), Edi Pitarelo (12 vjeç, pesha 52 kg), Flori Hoxhallari (14 vjeç, pesha 55 kg), Redi Malushi (14 vjeç, pesha 52 kg)
Paratërinj: Nikola Pitarelo (15 vjeç, pesha 80 kg), Bjorni Rustemi (15 vjeç, pesha 77 kg), Kristian Bakalli (15 vjeç, pesha 63 kg)
Paratëreja: Luçiana Gjuraj (15 vjeç, pesha 52 kg), Anxhela Aliaj (15 vjeç, pesha 67 kg)
Të Rinj: Eljo Elezaj (17 vjeç, pesha 62 kg), Igli Bejko (17 vjeç, pesha 65 kg), Erind Trungu (17 vjeç, pesha 57 kg)
Të rritur; Ermal Hadribeaj (pesha 70 kg), Klajdi Metani (pesha 74 kg), Eris Plasari (pesha 89 kg), Emanuel Rakipi (pesha 72 kg), Renaldo Hasaj (pesha 73 kg), Eglantin Hoxhallari (pesha 65 kg), Renato Dragoti (pesha 65 kg), Armando Dollani (pesha 75 kg), Arben Hysa (pesha 59 kg)
Veteranë: Luan Çobo (pesha 64.5 kg)
Trajnerë: Dritan Lushka, Gert Koçani