Gjergj Vyshka 05.05.2017 20:55
“E shkruara në fanellë ka një specifikë të veçantë, sepse ne nuk ndalemi këtu, ka thënë lojtarja e Flamurtarit, Elektra Zykaj, duke folur pas fitores së 3-të në 4 ndeshje të “play-off”-it final ndaj Tiranës. – Pra jo vetëm tek ty titull, por do të vijojmë dhe më tej. Me titullin “kampion” kemi bërë “tris” këtë sezon, ndërsa tanimë do të vazhdojmë të kërkojmë trofe të tjera duke qenë skuadër e pamposhtur.”
Ndërsa lojtarja tjetër e Flamurtarit, Artemida Myrto, tha: “Një tjetër titull i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe jam shumë e lumtur që kemi arritur të marrim një tjetër trofe. Pavarësisht se e kemi mbyllur në vendin e 3-të kemi dëshmuar se cili është ekipi më i mirë i basketbollit shqiptar. Ndaj jam krenare për këtë ekip.” Ndërkohë, Jelena Nikpajljeviç ishte një nga lojtaret e huaja më të spikatura të Flamurtarit këtë sezon.
“Një ndeshje perfekte, ndërsa në fakt kështu kanë qenë të gjitha ndeshjet e “play-off”-it për titull “kampion” ndaj Tiranës, – ka deklaruar ajo pasi ka ngritur lart trofeun e kampiones së Shqipërisë. – Mund ta kishim fituar titullin “kampion” edhe në Tiranë, por kështu është më bukur, me këta sportdashës, që dua t’i falënderoj për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë.”
Ndërkaq, për lojtaren tjetër të huaj të Flamurtarit, Marijana Çorto, ky titull nuk ishte i pari, por ishte i veçantë. “Pas titullit “kampion” dy sezone më parë, marr një tjetër trofe këtë vit dhe jam shumë e lumtur, – ka pohuar ajo. – Pse jo të mos vijoj të jem përsëri tek Flamurtari për të marrë të tjerë tituj “kampion”, apo dhe të tjerë trofe të rëndësishëm të koshit shqiptar.”