AlbanianSport.com 05.05.2017 16:20
ASNN – Më 6 maj, në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, zhvillohet edicioni i Edicioni i 6-të i Turneut të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open 2017”. Sipas organizatorit Leo Kapri, bëhet fjalë për një pjesëmarrje të kënaqshme, ndërsa turneu do të përbëjë edhe një sfidë sa i përket konkurrimit në një rajon të trazuar së fundmi, siç është Ballkani.
Edicioni i 6-të i Turneut të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open 2017”, që zhvillohet të shtunën e parë të majit të këtij viti, rikonfirmohet edhe një herë si veprimtaria më e madhe e arteve marciale në Shqipëri. Sipas organizatorit Leo Kapri, bëhet fjalë për një pjesëmarrje të kënaqshme. Kapri ka dhënë më pas edhe hollësi të tjera sa i përket konkurrimit.
Trazirat në Maqedoni apo edhe fakti se në turneun e së shtunës do të ndeshen sportistë të Serbisë me ato të Kosovës kanë krijuar një shqetësim tek pjesëmarrësit në prag të kësaj veprimtarie, por Kapri beson se sporti bashkon. Përveçse të shndërrohet në veprimtarinë më masive të arteve marciale në Shqipëri, sipas organizatorit Leo Kapri, synimi madhor është zyrtarizimi i këtij turneu si një veprimtari të njohur ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për shndërrimin në një turne “G1”, konkurrimi në të cilin shndërrohet në pikë olimpike për pjesëmarrësit.