Gjergj Vyshka 04.05.2017 14:20
Verdheblutë e Renato Kasës kanë fituar ndeshjen e dytë në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, por me setavarazhin më të mirë se Tirana janë ata tek titulli.
Tirana është mbështetur nga grupimi i tifozëve bardheblu, “Valuta”, por në momente të caktuara ka pasur dhe ngacmime të elbasanasve.
Aq sa është dashur ndërhyrja e lojtarëve të Tiranës për t’i qetësuar tifozët bardheblu në këtë finale.
Në fundin e ndeshje, fitorja e elbasanave i ka nxehur tifozët e Tiranës, që kanë kërkuar t’i afrohen.
Sërish ndërhyrja e lojtarëve të Tiranës, por dhe e kapitenit të Elbasanit, Tollumi, ka bërë që ceremonia të zhvillohet normalisht dhe Elbasani të arrijë të marrë kupën e kampionit për të rinj.