Aeuronautika / Botërori i 9-të në Precizion, të tjerë anglezë zbarkojnë

Share Button

AlbanianSport.com 04.05.2017 11:35

ASNN – Ndërkaq, edhe dy pilotë dhe një instruktor i janë bashkuar ekipit anglez që do të konkurrojë në Botërorin e Aeronautikës. Kejti, Simoni dhe Uilli janë tre të rinjtë që kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, të cilët kërkojnë përveç rezultateve, edhe të përjetojnë një aventurë interesante në Shqipëri. Kështu, ekipi anglez, që do të marrë pjesë në Botërorin e Aeronautikës po merr formë.

Gjatë këtyre ditëve të fundit, kanë ardhur 4 pilotë dhe dy instruktorë, të cilët janë nisur drejt Vlorës, qytetit që do të mirëpresë zhvillimin e kësaj veprimtarie madhore. Edhe për Kejtin, Simonin dhe Uillin, të cilët kanë mbërritur të shtunën në Tiranë, është hera e parë që vijnë në Shqipëri dhe për Televizionin Shqiptar ata japin përshtypjet e tyre. “S’kam qenë asnjëherë më parë në Shqipëri”, – thotë ajo.

“Është hera e parë dhe besoj se do të jetë interesante të shikoj dhe të mësoj gjëra të reja për një vend të panjohur për mua”, – ka shtuar Kejti. “Edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe besoj se do të shikoj gjëra interesante”, – theksoi Simoni. Ndërsa Uilli tha: “Ashtu si dy parafolësit e mi, edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe uroj që të dal mirë në Botëror.”

Për të rinjtë nga Anglia, aeronautika është një hobi, sport të cilin e ushtrojnë prej disa vitesh. “Për mua aeronautika është një pasion, pasi unë vazhdoj studimet në kolegj”, – thotë Kejti. “Unë vetë nuk garoj, por do të instruktoj të tjerët që të bëjnë një garë sa më të mirë”, – thotë Simoni. “Edhe unë jam instruktor por këtë radhë do të garoj edhe vetë, – shton Uilli. – Aeronautika është një pasion.

Keti, Simoni dhe Uilli nuk garojnë për herë të parë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Për botërorin që zhvillohet në Vlorë ata kanë synimet e tyre. Grupi i pilotëve anglezë është nisur menjëherë drejt Vlorës ku të dielën ata do të fillojnë të bëjnë edhe provat e para për Botërorin që do të sillet drejtpërdrejt për të gjithë shikuesit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh