AlbanianSport.com 22.04.2017 19:05
ASNN – Dy futbolliste të njohura amerikane, Tifani Roberts dhe Zola Solamente, të shoqëruara nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka ngritur sot në kryeqytet siparin e “Diplomacisë sportive në Shqipëri”, një fushate ndërgjegjësimi për jetesën e shëndetshme nëpërmjet sportit, sidomos në moshat e vogla. “Diplomacia sportive në Shqipëri”, një fushatë ndërgjegjësimi për jetesën e shëndetshme nëpërmjet sportit, sidomos në moshat e vogla, ka nisur sot në kryeqytet e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Dhjetëra fëmijë kanë zbarkuar në mjediset e Pazarit të Ri, të shoqëruara nga Ambasadori Donald Lu, por dhe dy futbolliste të njohura amerikane, Tifani Roberts dhe Zola Solamente. Për Robertsin, këto 4 ditë sport anembanë Shqipërisë janë mjaft të dobishme. “Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndërmarrë një nismë mjaft të mirë për të sjellë këtë program që na bën edhe neve pjesë, si një mundësi për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë, – ka thënë ish-futbollistja e njohur. – Sepse sporti nuk ka vetëm aspektin e tij fillestar, por edhe mjaft aspekte të tjera shoqërore, nga të cilat mund të përfitojmë.”
Nga ana tjetër, Solamente ka patur një apel për fëmijët. “Vazhdon ta luani dhe ta shijoni këtë lojë, sepse jo më kot është loja më popullore në botë, – ka theksuar amerikania. – Prandaj ishte kënaqësi që jemi këtu, sepse, në kaq pak minuta që jemi këtu, kemi parë fëmijë të qeshur, që mësojnë shumë shpejt, prandaj vazhdon të luani.” Në fund, Tifani Roberts kishte edhe një vlerësim për futbollin e femrave në Shqipëri. Duhet të theksoj se femrat që luajnë futboll në Shqipëri duhen përgëzuar, duhet të shijojnë më tepër pasqyrim televiziv dhe mbështetje në fushën e lojës”, – ka thënë ajo.
“Sepse vetëm kështu vajzat tona të vogla do të ketë shembuj të mirë për të ndjekur kur të rriten, – ka vijuar ish-futbollistja e njohur amerikane, tashmë trajnere. – Prandaj vajzat duhen mbështetur.” Kjo fushatë ndërgjegjësimi zgjat nga data 22, deri më 26 prill 2017.