Gjergj Vyshka 22.04.2017 14:30
Shkodranët konfirmojnë formën e tyre të mirë duke mundur Studentin, 1-3, të diskutueshme vendimet e gjyqtarëve Omari dhe Preka në setin e dytë. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Anton Qafarena, i Vllaznisë, me 18 pikë, i ndjekur nga Emiljano Xhabrahimi, i Studentit, me 11 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Blerim Pepaj, i Studentit, me 6 mure të sakta, i ndjekur nga Gjoklaj i Vllaznisë me 3 të tilla, si dhe Nikolin Qafarena dhe Ditmir Rrashketa të Vllaznisë, me nga dy. Në shërbim është fitues Anton Qafarena, i Vllaznisë, me 4 të sakta, ndjekur nga Asmend Kula dhe Denis Rama të Studentit me 2 të tilla.
Në total, në 4 sete, Studenti ka shënuar 87 pikë, prej të cilave 54 pikë vetë, kurse 33 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë. Në anën tjetër, në 4 sete, Vllaznia ka shënuar 96 pikë, prej të cilave 70 pikë vetë, kurse 26 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit, që dje ka prishur serinë e fitoreve radhazi në këtë gjysmë të dytë të sezonit.
Skuadra e Sakos mbetet në 10 fitore radhazi, kurse Vllaznia hedh hapin e parë drejt titullit.
Studenti – Vllaznia 1-3 (0-1)
(25-21, 23-25, 16-25, 23-25)
Studenti: Kupi, Çullhaj, Pepaj, Kula, Rama, Xhabrahimi, Berdufi (L) / Lundra, Baruti, Sejati. Trajner: A. Sako
Vllaznia: Gjoklaj, Lloshi, Xhorxheviç, N. Qafarena, A. Qafarena, Rrashketa, Kola (L) / Drinasi, Jukni, Çekini. Trajner: M. Kroqi
Gjyqtarë: R. Omari, E. Preka (Tiranë)
Ndihmës: A. Brokaj, K. Tota (Tiranë)