Gjergj Vyshka 22.04.2017 12:40
Studenti e ka nisur mirë ndeshjen e parë të finales, ndërsa ka kryesuar në 3-1. Por kthen Vllaznia dhe në disavantazhin 3-6 Sako merr pushimin e parë. 5-8 në pushimin e parë teknik për shkodranët, kthen Studenti në 16-15 në pushimin e dytë teknik dhe më pas vihet në udhëheqje të rezultatit, derisa fiton setin e parë 25-21. I dyti nis mirë për Studentin, që në pushimin e parë teknik është në epërsi 8-4.
Më pas kthen Vllaznia në 15-16, por në 17-18 prishet loja e kampionëve për shkak të vendimit të diskutueshëm të gjyqtarëve; 17-19, 19-22, 23-24 dhe seti i dytë mbyllet 23-25. Seti i tretë duhet cilësuar si më i dobëti i kësaj gjysme të dytë të sezonit për Studentit, sepse skuadra duket sikur nuk është në fushë fare. Vllaznia gjen “shesh” e bën “përshesh” dhe kryeson; 3-8, 4-12, 5-16, 14-23, 16-25.
Më cilësor seti i 4-t, me tentativën e Studentit për ta çuar ndeshjen në set final dhe me kërkesën e Vllaznisë për ta mbyllur këtë sfidë. 8-7 për Studentin në pushimin e parë teknik, 16-14 për kampionët në pushimin e dytë teknik, 19-15, 19-17. Dhe këtu ndalet Studenti. Kthen Vllaznia e cila përmbys në 22-23 dhe me një gjuajtje të fuqishme të Anton Qafarenës fiton setin në 23-25 dhe krejt ndeshjen 3-1.
Studenti – Vllaznia 1-3 (0-1)
(25-21, 23-25, 16-25, 23-25)
Studenti: Kupi, Çullhaj, Pepaj, Kula, Rama, Xhabrahimi, Berdufi (L) / Lundra, Baruti, Sejati. Trajner: A. Sako
Vllaznia: Gjoklaj, Lloshi, Xhorxheviç, N. Qafarena, A. Qafarena, Rrashketa, Kola (L) / Drinasi, Jukni, Çekini. Trajner: M. Kroqi
Gjyqtarë: R. Omari, E. Preka (Tiranë)
Ndihmës: A. Brokaj, K. Tota (Tiranë)