Gjergj Vyshka 21.04.2017 09:45
Partizani e ka nisur mirë ndeshjen e 3-të finale ndaj Barleti Volejit, ndërsa deri në pushimin e parë teknik të setit të parë është në epërsi 4-8. Me një kryesim të pjesshëm 9-3, Barleti Volej përmbys në 13-11 dhe më pas kryeson vazhdimisht në 16-13, 20-14 dhe fundi i setit të parë shënon shifrat 25-17.
Bindëse është loja e kampioneve edhe në setin e dytë, ku kryesojnë 6-2, 8-3, 16-10, 18-12, 24-19, 24-21. Në 24-22 dëmtohet në kavilje kapitenia Braho dhe tek Barleti Volej ka panik, sepse largimi i saj prish të gjithë skemën e Gurabardhit. Mirëpo kapitenia është përsëri në fushë dhe Barleti Volej fiton 25-22.
Partizani që nuk se çfarë të humbasë më përmbys në setin e tretë pas epërsisë të Barletit Volej në 5-1 dhe 8-5. 9-10 për Partizanin, 14-16, 19-21, 23-24. Dhe pas tre barazimeve 24-24, 25-25, 26-26, Barleti Volej ka gjetur dy pikët e arta, që e kanë shpallur “kampione” për herë të 4-t radhazi.
Barleti Volej – Partizani 3-0 (3-0)
(25-17, 25-22, 28-26)
Barleti Volej: Xheka, Fagu (L), Bego, Picaku, Braho, Hasku, M. Tuci / Xhelilaj, Shabaku. Trajner: H. Gurabardhi
Partizani: Matraku, E. Tuci, Shehu (L), Blloku, Melisa Romano Ortega, Pirra, Meçorrapaj / Kole. Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, E. Dusha (Tiranë)
Ndihmës: L. Nurçe, A. Nurja (Tiranë)