Çiklizëm / Bruno Kola, më i miri i edicionit të parë të Kupës “Brahim Syka”

Share Button

Gaspër Marku 21.04.2017 08:50

Kupa “Brahim Syka” në çiklizëm ka ulur siparin e saj dje në mesditë. Kanë qenë dy etapa, njëra më e fortë se tjetra, që i kanë dhënë bukuri kësaj veprimtarie, e cila iu kushtua një prej figurave më të spikatura të çiklizmit shqiptar të viteve ’80-të, shkodranit Brahim Syka. Një veprimtari kjo që, më së shumti, foli për çiklizmin shkodran, kjo edhe për meritë të trajnerit Leonard Kola.

Mes tyre është edhe djali i tij, Bruno Kola, një çiklist ky i ri 16 vjeçar që me të dhënat e përsosura fizike, por edhe teknike, të paktën sipas specialistëve do të jetë një “Agim Tafil” i ardhshëm.  Pasi ka fituar të mërkurën etapën e parë, atë Milot-Shkodër për kadetë dhe të rinj, Bruno Kola ka bërë të njëjtën gjë edhe në të dytën. Bëhet fjalë për Shkodër-Gomsiqe dhe kthim 64 kilometra e gjatë me kohën 1 orë dhe 40 minuta.

Pas tij, në vend të dytë dhe të tretë, me një dhe dy sekonda më tepër janë renditur Arjan Alija i Teutës dhe Edison Cani i Vllaznisë. Në garën për Nën-23-vjeçarët/Elitën, Shkodër-Pukë e kthim, 82 kilometra e gjatë, fitues është shpallur Altin Sufa i Apolonisë me kohën 2 orë, 13 minuta dhe 94 sekonda, i ndjekur me një sekondë më shumë nga Marolino Hoxha.

Ndërsa në vend të tretë është renditur Olsian Veliaj i Tiranës me kohën 2 orë, 16 minuta dhe 45 sekonda. Në përfundim të veprimtarisë, organizatorët zhvilluan ceremoninë e mbylljes ku u ndanë diplomat dhe kupat përkatëse. Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka nderuar me titullin “Mirënjohje”, Brahim Sykën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh