AlbanianSport.com 20.04.2017 19:50
ASNN – Majlinda Kelmendi është kampionia e re e Evropës në xhudo për femra. Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti xhudisten rusen Alesja Kuznjecova. Xhudistja pejane kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Zhoana Ramosh, ndërsa më herët, turin e parë e kishte kaluar aforfe.
Në të dytin, ajo kishte mundur britaniken Çellsi Xhills, e në atë të tretë zviceranen Evelinë Tshop. Përveçse 3 herë tanimë “kampione e Evropës, Majlinda Kelmendi është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.
Një arritje kjo e pashoqe për një sportiste të jashtëzakonshme.