AlbanianSport.com 20.04.2017 13:20
ASNN – Ringu shqiptar vazhdon të prodhojë talente që po spikatin nëpër Evropë dhe emri i radhës është ai i Ferit Ketës, sportistit që ka korrur para pak ditësh fitoren e 8-të në po aq ndeshje të boksit profesionist. Për Ketën, boksi profesionist është një nivel krejt tjetër, ndërsa synimi madhor është titulli botëror.
Boksieri shqiptar, Ferit Keta, ka mposhtur ditët e fundit polakun Lukash Zigmunt, duke triumfuar brenda raundit të parë, në një përballje të vlefshme për eliminatoret e Federatës Botëror, BDB. Për sportistin e peshës së rëndë, kjo fitore ishte rrjedhojë e një përgatitjeje rigoroze.
Për Ketën, boksi profesionist është një nivel krejt tjetër. Boksieri shqiptar, i cili ka 8 fitore në po aq duele të ringut profesionist, synimi është titulli botëror. Dueli i radhës për Ferit Ketën është ai që pritet të zhvillohet në maj të këtij viti.