Gjergj Vyshka 30.03.2017 19:50
Gert Lisha, volejbollisti shqiptar që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mes finalistëve dhe më të mirëve të kampionatit amerikan, ndërsa pret votat e shqiptarëve për t’u votuar si i tillë.
Në fakt është hapur një sondazh dhe online në të cilin mund të votohet për më të mirin në SHBA. Mes tyre është dhe Gert Lisha, i cili garon në pesëshen e më të mirëve dhe për momentin kryeson votimin.
22-vjeçari i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij me skuadrën e USC-së dhe kjo ka bërë që të zgjidhet tek më të mirët e muajit. Tifozë nga e gjithë bota janë ftuar të votojnë në këtë sondazh, aty ku shqiptari Gert Lisha pret ndihmën e bashkëkombësve të tij.