Gjergj Vyshka 30.03.2017 07:55
Trajneri Armir Grima i kombëtares së futbollit të femrave: “Nuk do të kisha dashur ta kisha Kosovën kundërshtar, Greqia ekip me vlera”.
Kombëtarja e futbollit të femrave, që nga dita e djeshme, ka nisur grumbullimin në Elbasan për t’u përgatitur për fazën paraeliminatore të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Francë 2019”.
Siç dihet Shqipëria do të mirëpresë njërin prej katër grupeve të këtij turi, ndërsa do të jetë kundërshtar me Kosovën, Greqinë dhe Maltën.
Grima përpara se të nisej së bashku me ekipin drejt Elbasanin, atje ku dhe do të luajë dy nga 3 ndeshjet e këtij grupi, ka dalë në konferencë për shtyp.
Aty ai ka bërë zyrtare listën e lojtareve të thirrur, si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sportive.
Kalendari i ndeshjeve të grupit B
6 prill 2017:
Shqipëri – Kosovë ora 12:00 “Elbasan Arena”
Greqi – Maltë ora 14:00 “Selman Stërmasi”
8 prill 2017:
Greqi – Kosovë ora 12:00 “Selman Stërmasi”
Maltë – Shqipëri ora 14:00 “Elbasan Arena”
11 prill 2017:
Shqipëri – Greqi ora 14:00 “Selman Stërmasi”
Kosovë – Maltë ora 14:00 “Elbasan Arena”