AlbanianSport.com 29.03.2017 13:20
ASNN – Kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave ka nisur përgatitjet për grupin paraeliminator të Evropianit dhe trajneri Armir Grima ka shpallur edhe listë e 22 futbollisteve të cilave do t’u besojë për këto 3 ndeshje. E veçanta e këtyre eliminatoreve është se Shqipëria do të përballet, përveç Greqisë dhe Maltës, edhe me Kosovën.
Një grup i vështirë, por ku do të synohet kualifikimi. Kështu ka deklaruar trajneri Kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave, Armir Grima, i cili ka shpallur edhe listë e 22 futbollisteve të cilave do t’u besojë për 3 ndeshjet e grupit paraeliminator të Evropianit.
E veçanta e këtyre eliminatoreve është se Shqipëria do të përballet, përveç Greqisë dhe Maltës, edhe me Kosovën. Lista e Grimës ka një ndërthurje të futbollisteve që luajnë në kampionatin e Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe të kampionateve të vendeve të tjera evropiane.