AlbanianSport.com 29.03.2017 12:15
ASNN – “Pranova me kënaqësi ftesën e kryetrajnerit të boksit beratas Genti Bega dhe për mua, pjesëmarrja në kampionatin lokal, është për të disatën herë në këto 8 vite që jam deputet i qarkut Berat”, – ka thënë për mediat sportive lokale deputeti Fidel Ylli.
Unë vlerësoj jo vetëm pasionin e madh që ka ky trajner, i cili mban gjallë boksin beratas, edhe pse në kushte të vështira me atë palestër ku stërviten, – ka vijuar ai. – Por mbi gjithçka vlerësoj mënyrën se si e gjallëron jetën sportive në Berat ky sport.”
“Ky sport që, siç u pa edhe sot, është shumë i dashuruar nga të rinjtë, por edhe qytetarët beratas, – ka vijuar ish-sportisti politikan. – Sinqerisht mendoj se njerëz të tillë kaq punëtor meritojnë më shumë mbështetje.”
“Pa lënë mënjanë sigurisht edhe se qyteti i Beratit meriton një veprimtari të përmasave kombëtare në periudhën e verës. Sepse këtu kushtet për organizim dhe entuziasmi është maksimal”, – ka përfunduar deputeti i Qarkut të Beratit, Fidel Ylli.