Gjergj Vyshka 29.03.2017 09:00
Të hënën, në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, ka pasur një takim me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Matjazh Peçovnik.
I pranishëm në takim ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Sportit Universitar, Besnik Veliu, ndërsa kjo shoqatë është anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Në fjalën e tij, Peçovniku nënvizoi gatishmërinë e ndërkombëtarëve për mbështetje në të gjitha drejtimet. Sepse edhe Shqipëria duhet ta zhvilloi sportin universitar, duke u dhënë mundësinë të rinjve për ura bashkëpunimi.
Ndaj Peçovniku u shpreh i hapur për çdo ide, apo nevojë që ka Sporti Universitar në Shqipëri në mënyrë që të funksionoje njësoj si simotrat e saj në Evropë.
Krahas aktiviteteve masive që janë zhvilluar, Presidenti Bezhani theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i sportit Universitar në vendin tonë dhe nënvizoi si pikë kyçe bashkëpunimin Ministri-FISU-KOKSH në ringritjen e Sportit Universitar në vendin tonë.