AlbanianSport.com 28.03.2017 14:25
ASNN – Kombëtarja kuqezi do të zbresë sonte sërish në fushën e blertë, për atë që është miqësorja e 3-të në këto 5 përballje të deritanishme me Bosnjë-Hercegovinën. Kronika në vijim na njeh me bilancin historik të përballjeve, që ka nisur më më 30 nëntor 1995, kur Shqipëria ka fituar 2-0 në atë miqësore të parë për Bosnjë-Hercegovinën si vend i pavarur, duke barazuar pa gola në atë miqësore të vështirë të kthimit më 24 prill 1996 në Zenicë.
Shqipëria ndeshet sonte me Bosnjë-Hercegovinën, në atë që është përballja e 5-të, midis dy vendeve ballkanike, nga të cilat vetëm dy kanë qenë ndeshje zyrtare, ndërsa të tjerat miqësore. Në prag të sfidës së sotme, të dyja skuadrat kanë nga një fitore secila, ndërsa dy ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim. Golaverazhi është identik, me nga 4 gola të shënuar nga secila skuadër. Shqipëria ka fituar 2-0 në atë miqësore të parë për Bosnjë-Hercegovinën si vend i pavarur, më 30 nëntor 1995, duke barazuar pa gola në atë miqësore të vështirë të 24 prillit 1996 në Zenicë.
Në barazim 1-1 u mbyll edhe ndeshja e parë zyrtare, ajo e 8 tetorit 2010, e vlefshme për Evropianin e 2012-ës, ndërsa më 7 qershor të 201ff2-ës, boshnjakët kanë fituar 2-0 në fushën e vet. Aktualisht, Shqipëria vjen në këtë sfidë pas humbjes 0-2 me Italinë, që ishte e 3-ta radhazi, duke u renditur e 4-ta në grupin G, me 6 pikë të marra nga 5 ndeshje. Ndërsa Bosnjë-Hercegovina vjen pas fitores 5-0 në shtëpi ndaj Gjibraltarit, ndërsa renditet e 3-ta në grupin H, me 10 pikë të marra nga 5 ndeshje.