AlbanianSport.com 27.03.2017 21:05
ASNN – Për trajnerin e Bosnjë-Hercegovinë, Mehmed Bazhdareviç, Shqipëria është një provë e vërtetë. “Shqipëria është një skuadër që mund të të hapë probleme në çdo moment, – ka thënë ai. – Ndaj Italisë ata zhvilluan një futboll të bukur duke luajtur mirë. Për ne kjo është prova e vërtetë e forcës përpara sfidës ndaj Greqisë.”
“Është vetëm një ndeshje miqësore por në kampin boshnjak e vlerësojnë maksimalisht sfidën e së martës në Elbasan Arena ndaj Shqipërisë. “Ashtu si çdo ndeshje tjetër miqësore, kjo sfidë ka një rëndësi të madhe për momentin ku jemi por edhe për atë që na pret më pas”, – ka theksuar Bazhdaroviçi.
“Do të bëjmë gjithçka për të luajtur mirë, por rezultati nuk është në plan të parë, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur i përfaqësueses së Ish-Jugosllavisë, tanimë trajner i boshnjakëve. – E dimë në fakt që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë.”
Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00 me emisionin “Ëndërr kuqezi”, duke vijuar në ora 18:00 me transmetimin e takimit dhe më pas me intervistat dhe analizat pas tij.