AlbanianSport.com 27.03.2017 20:15
ASNN – Pas garën kanë folur protagonistët e garës dhe fituesi i kategorisë së paratërinjve dhe të rinjve, Bruno Kola i Vllaznisë, tha: “Kavaja më sjell fat. Më vjen mirë që kjo garë zhvillohet në kushte ideale dhe në një terren që mua më duket i favorshëm. Falënderime organizatorëve për mikpritjen e tyre!”
Ndërkaq, fituesi i kategorisë së Elitës/Nën-23-vjeçarëve, Krisel Sota i Apolonisë, deklaroi: “Jam çiklist shpejtësie dhe mënyra e pedalimit për këtë garë është mjaft të përshtatshëm. E përsëris pas 4 vitesh suksesin në Kavajë dhe për këtë ndjehem vërtetë i lumtur.”
“Prania e të gjitha klubeve çiklistike të Shqipërisë dhe rivaliteti i garës e zbukuruan trofeun “26 Marsi”, – ka theksuar Sekretar i Përgjithshëm i FSHÇ-së, Alfred Tahiraj. -Klubit Shumësportësh “Besa” i kemi dhuruar 3 biçikleta të reja, sepse në këtë veprimtari tashmë tradicionale, Kavaja ka dhënë një shembull mjaft pozitiv.”