AlbanianSport.com 27.03.2017 17:45
400 sportistë të 40 ekipeve nga 6 shtete, në 3 kategori moshash, kanë konkurruar të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Skuadra më e mirë për fëmijë ishte “Ulqini MNA”, e cila ndiqej nga “Qendra Taekuondo” dhe “Elite Sport Akademi Albatrans”.
Për paratërinj skuadra më e mirë ishte “Olimpik Art” i Kosovës dhe më pas “Gladiator” dhe “Ulqini MNA”. Për të rinj, u dalluan “Ortek Albatrans”, “Olimpik Art” i Kosovës dhe “Besa” e Malit të Zi. Kurse për të rritur Sejshellet, “Montenegro Stars” dhe “AAM Prishtina”.
Ndërkohë sportistët më të mirë sipas kategorive ishin: Fëmijë-vajza, Anisa Teneqa (TK Shqiponja), Fëmijë-djem Dion Abdullahu (House of Taekwondo), Paratëreja Eleni Tompa (Kendiaros), paratërinj Enkel Kaso (Ortek), Të Reja, Blerta Brahimi (Olimpik Art Kosovë), Të Rinj, Ioanis Dulgeris (Kelkira), Të Rritura Dea Tërbuni (Vllaznia), Të Rritur David Arapaj (Besa).
E në këtë mënyrë “Tirana Challenge” ka ulur siparin e saj të parë, ndërsa taekuondoja shqiptare do të vijojë me të tjera veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.