Gjergj Vyshka 27.03.2017 09:35
Vllaznia e futbollit të femrave është duke thyer çdo limit. Jo vetëm sepse nuk njeh humbje, ndërsa numëron 14 ndeshje, 14 fitore, por sepse ka 141 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. Dje skuadra kampione në fuqi e futbollit të femrave, njëkohësisht dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ka mundur 12-0 Juban Danjën.
Tre gola kanë ardhur nga Franja, më pas ka shënuar Maliqi, Jashari dy gola dhe Doçi, Muja 3 gola dhe në fund Gjergji. Ndërkohë të shtunën një tjetër rezultat të thellë pat arritur dhe Akademia “Ajax Albania Schools” e Shkodrës, e cila pati mundur The Door me shifrat 18-3.
Teuta, falë golave të Matajt, Xhymertit dhe Bushit, përtej golit të pësuar të Gutës, pat mundur 3-1 Dajtin. Dhe barazimi më interesant ka ardhur mes Kinostudios dhe Apolonisë, 3-3. Kësisoj kur kanë mbetur dhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit, Vllaznia, jo vetëm që nuk njeh rivale, por është e sigurt në titullin e saj “kampion”.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 14-të
(25 mars 2017)
Të shtunën:
Kinostudio – Apolonia 3-3
Dajti – Teuta 1-3
Skënderbeu – Tirana AS 1-2
AAS – The Door 18-3
Të dielën:
Juban Danja – Vllaznia 0-12
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 14 14 0 0 141-1 42
- Apolonia 14 11 2 1 60-9 35
- Kinostudio 14 9 2 3 97-21 29
- Akademia AAS 14 8 1 5 51-38 25
- Teuta 14 7 1 6 32-40 22
- Tirana AS 13 6 1 6 40-34 19
- Juban Danja 14 6 1 7 40-59 19
- Skënderbeu 14 3 0 11 10-94 9
- Dajti 14 1 0 13 8-72 3
- The Door 13 0 0 13 12-129 0