AlbanianSport.com 26.03.2017 21:15
ASNN – Elbasani në basketboll për meshkuj e ka bërë rrugë humbjen tashmë, ndërsa në shtëpinë e vet, në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, është dorëzuar dhe përballë Skënderbeut, 60-68.
Ka qenë një periodë e parë tejet e mirë për vendasit që fitojnë 29-8, por që nuk ia dalin të ruajnë epërsinë. Korçarët fitojnë të dytën në shifrat 10-21 duke ngushtuar disi diferencën në 39-29.
E të gjitha problemet i kanë sheshuar në të tretën dhe të katërtën, që i kanë fituar respektisht 10-20 dhe 11-19 dhe krejt ndeshje 60-68, duke gjetur fitoren e 4-t këtë sezon dhe duke i shkaktuar Elbasanit humbjen e 12-të.
ELBASANI – SKËNDERBEU 60-68
(29-8, 10-21, 10-20, 11-19)
ELBASANI: Biçoku, Koçiasi, Leka, Mata, Xhyra, Kumbara, Musai, Alla, Bahja, Balliu, Kishta, Isufi. Trajner: B. Sinani
SKËNDERBEU: Bala, S. Simaku, Torelli, Thanas, O.Simaku, Habib, Topi, Duçi, Bello, Germeni, Treska, Qazimllari. Trajner: I. Nika
GJYQTARË: J. Muho, K. Thanas (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(24-25 mars 2017)
Të premten:
Partizani – Eagles Basket 72-32
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 60-68
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 16 16 0 1242-739 32
- Tirana Eagles Basket 15 9 6 958-852 24
- Apolonia 15 6 9 858-1051 21
- Skënderbeu 15 4 11 959-1062 19
- Elbasani 15 3 12 808-1119 18