Gjergj Vyshka 26.03.2017 18:55
Partizani e ka fundosur dhe më shumë Skënderbeun, ndërsa mikeshat kanë pasur shumë pretendime në një ndeshje fati i së cilës dihej ende pa nisur. Nën pretekstin e rregullores, korçaret kanë kërkuar forcat e rendit, që nuk kanë vonuar të vijnë. Më pas mjekun e sallës, ndërsa Partizani e ka pasur në stol të licencuar fizioterapisten. E megjithatë, të huazuar nga taekuondoja në një veprimtari ndërkombëtare, ka ardhur mjeku me përparësen e bardhë, ndërsa jashtë ishte dhe ambulanca. E pas 20 minutash ka nisur loja.
E mandej, ndërsa seti i parë ka përfunduar 25-9, në fillimin e së dytë sërish Marash kërkon forcat e rendit, ndërsa në sallë nuk ishin më shumë se 5 veta. Edhe një herë tjetër forcat blu vijnë në sallën nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe Partizani bën detyrën teksa fiton 25-11 dhe 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0. E të kërkosh kaq shumë yçkla, ndërsa nuk ishte ndeshje pretendentesh, por thjeshtë për të zbatuar kalendari, sepse në të tillë nivel është katandisur Skënderbeu i basketbollit për femra, duket e tepërt.
Gjyqtarët toleruan dhe zbatuan çdo kërkesë të Marash, ndërsa fare mirë, kur gjithçka ishte brenda rregullave mund ta kishin mbyllur dhe krejt ndeshjen për mosdalje të skuadrës në fushë. Gjithsesi Partizani e ktheu në një seancë stërvitore dje, pse jo dhe me doza humori, apo ironie nga trajneri i të kuqeve të kryeqytetit, Roland Tarja, ndaj stolit korçar.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(25 mars 2017)
Tirana – Vllaznia 3-0
Partizani – Skënderbeu 3-0
Teuta – Lushnja 3-0
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-6 37
- Teuta 13 10 3 35-13 31
- Partizani 13 10 3 33-14 30
- Tirana 13 7 6 27-19 23
- Vllaznia 13 6 7 20-27 16
- Lushnja 13 4 9 15-30 11
- Skënderbeu 13 2 11 11-34 8
- Elbasani 13 0 13 1-39 0