AlbanianSport.com 26.03.2017 17:35
ASNN – Edhe pse nuk luajti kundër Italisë, sulmuesi Bekim Balaj vazhdon të pohojë se është në dispozicion të trajnerit Xhovani De Biazi. Nëse luan apo jo ky është vendim i trajnerit.
Ndërsa mbrojtësi Frederik Veseli ka shprehur kënaqësinë që iu dha mundësia të luajë titullar dhe të fitojë besimin e trajnerit. Bekim Balaj është një nga futbollistët e kombëtares që nuk u aktivizua në ndeshjen me Italinë.
Por ai ka theksuar se është në dispozicion të trajnerit De Biazi dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në skuadër. Nga ana tjetër, mbrojtësi Frederik Veseli ka thënë se mund të luajë në disa pozicione në fushë e kjo është një ndihmë për trajnerin De Biazi.
Të dy futbollistët vazhdojnë stërvitjen me ekipin kombëtar, në pritje për të luajtur ndeshjen miqësore me Bosnjë-Hercegovinën të martën.