Basketboll – Femra / Tirana e Avramit, fitore karakteri ndaj Flamurtarit

Share Button

Gjergj Vyshka 26.03.2017 16:15

Bardheblutë e Roland Avramit kanë fituar ndaj rivales Flamurtari, ndërsa Toska ironi me gjyqtarët: “Të na jepnin dorën, gjykuan mirë!” Dueli Tirana-Flamurtari mund të konsiderohet me plot gojën një duel skuadrash shqiptare me lojtare sllave. Në një anë malazezet e Tiranës Popoviç e Jankoviç, që kanë si shtesë serben Radiç, kurse në krahun tjetër, malazezet Nikpaljeviç dhe Çorto.

Dhe kur dueli është ndarë vetëm me një pikë diferencë për Tiranën do të thotë që të dy skuadrat janë të denja për njëra-tjetrën, por njëkohësisht dhe rivale të forta të kryesueses Goga Basket. Flamurtari e ka nisur shpejt ndeshjen, ndërsa duke fituar pjesën e parë 11-22 krijon përshtypjen që është në dominim total të ndeshjes. Por nuk ndodh kështu.

Eliverta Bujari ka luajtur ndeshjen e saj më të mirë të këtij sezoni, shënon vetë dhe frymëzon të tjerat. 22-12 për Tiranën dhe 33-34 për Flamurtarin. Tirana luan mirë në pjesën e tretë e fiton 18-14 dhe kryeson 51-48. Në sekondat e fundit, gati kur kishim mbetur 10 të tilla, teksa Tirana kryesonte 67-66, është Flamurtari që ka topin në zotërim.

Tentohet të bëhet akti i sezonit të kaluar, kur një 3-pikësh i Zykajt i pat ngrirë buzëqeshjen bardhebluve. Por nuk ka ndodhur kështu dhe Tirana është fituese. Gjatë ndeshjes, por dhe në fund, të dy kampet kanë qenë të pakënaqur me gjykimin. Madje Toska ka bërë ironi, ndërsa ka thënë: “Të paktën të na jepnin dorën dhe të mos iknin me vrap në dhomë, sepse gjykuan mirë”.

Një ndeshje që është ndjekur dhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani. Por përtej kontestimeve për gjykimin e Koçit dhe Gokajt, Tirana e ka merituar suksesin.

 

Tirana – Flamurtari               67-66

(11-22, 22-12, 18-14, 16-18)

Tirana: E. Bujari (24), Radiç (11), Jankoviç (3), Popoviç (14), Përmeti / Hoxhaj (2), G. Bujari (5), Aliaj (8). Trajner: R. Avrami

Flamurtari: Myrto (3), Zykaj (7), Çani (Palko) (11), Plasa (11), Nikpaljeviç (23) / Çorto (11). Trajner: V. Toska

Gjyqtarë: E. Koçi (Tiranë), J. Gokaj (Shkodër)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 17-të

(24-25 mars 2017)

 

Të premten:

Skënderbeu – Kamza Basket        81-33

 

Të shtunën:

Goga Basket – Elbasani                 113-56

Apolonia – Studenti                                      44-82

Tirana – Flamurtari                            67-66

Vllaznia                                             pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp                       Pikë

  1. Goga Basket             15        14          1        1387-821                   29
  2. Tirana                         15        14          1        1083-944                   29
  3. Flamurtari                  15        12          3        1269-977                   27
  4. Vllaznia                     15          8          7        1019-955                   23
  5. Studenti                     15          8          7        1014-970                   23
  6. Skënderbeu              15          6          9          956-1063                 21
  7. Elbasani                    15          4        11        1025-1149                 19
  8. Apolonia                    15          2        13          917-1255                 17
  9. Kamza Basket          16          0        16          798-1432                 16

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh