Gjergj Vyshka 25.03.2017 19:50
Anxhela Raçiç është përforcimi i radhës për Tiranën në basketboll për femra, ndërsa forca e saj do të duket sot në ndeshjen ndaj Flamurtarit në ora 17:00 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Raçiç, e datëlindjes 18 nëntor 1994, luan si qendër dhe është e gjatë 1.65 metra. Përgjatë sezonit 2015-2016 ka pasur një mesatare prej 14.5 pikë për ndeshje. Serbja dje ka nisur stërvitjen e parë.
Kurse për skuadrën e Avramit plotëson një pozicion të mirë pas problemeve me Gjonin dhe Aliaj. E Tirana kështu shpreson të jetë një rivale e denjë për titull “kampion” në luftë me Goga Basket dhe Flamurtarin.