AlbanianSport.com 25.03.2017 14:20
ASNN – Maratona e transmetimeve sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin të mërkurën, vijon sot edhe përtej miqësores së Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, pasi, duke nisur nga ora 17:55, rikthehen e emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP-së, me provat e Çmimit të Madh të Katarit.
Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, vjen dueli evropian, Bullgari-Holandë. Të dielën, duke nisur nga ora 14:00, vjen një tjetër ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ajo midis Lushnjës dhe Pogradecit, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen sfida evropiane Angli-Lituani, ndërsa në ora 20:00, gara e Moto GP-së në Katar.
Të hënën, duke nisur nga ora 15:00, vjen akti i dytë i miqësores së Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen miqësorja midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.