AlbanianSport.com 25.03.2017 11:35
ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e cila njihet ndryshe si Shpresat ka programuar zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në këtë fund marsi. Kundërshtar në të dy takimet do të jetë përfaqësuesja e Moldavisë.
Akti i parë i këtij dueti miqësor do të luhet sot, në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.
Ndeshja e dytë do të luhet të hënën në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Për këto ndeshje, trajneri i Shpresave, ka grumbulluar 21 lojtarë. Në listë bie në sy prania e 6 futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar.
Trajneri Bushi ka grumbulluar edhe futbollistë që luajnë në Itali, Spanjë, Greqi apo Gjermani. Ndër të tjera, trajneri e ka bërë të qartë se qëllimi kryesor është të motivojë sa me shumë djemtë, të rrisë cilësinë si dhe të arrijë fitore.
Synimi kryesor është për tu bazuar vetëm te loja dhe te Shpresat, në mënyrë që, për futbollistët mos të jetë vetëm një trampoline për Kombëtaren e të rriturve, por përkundrazi, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të fokusuar për fitore, ka deklaruar Bushi para kësaj sfide.