Islanda “ngrin” Kosovën në “Loro Boriçi”, fiton 2-1 & i qepet prapa Krocisë

Share Button

AlbanianSport.com 24.03.2017 10:35

ASNN – Kosova është mundur 1-2 nga Islanda në ndeshjen e luajtur të premten në mbrëmje Shkodër. Edhe bën një lojë të mirë, përfaqësuesja e Kosovës ndëshkohet me dy gola që në pjesën e parë. Ndërsa goli i realizuar nga Nuhiu në pjesën e dytë, është i pamjaftueshëm që Kosova të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Një ndeshje të vështirë ka luajtur edhe Kosova, teksa është mundur nga Islanda me rezultatin 1-2, ndeshje kjo e luajtur në Shkodër, në Stadiumin “Loro Boriçi, të premten në mbrëmje. Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje të mirë, të paktën për 20 minutat e para teksa ka patur edhe një përdorim të mirë të topit.

Madje në minutën e 20-të, është Valon Berisha, i cili, me një gjuajtje ballore, godet shtyllën horizontale. Por, në këto minuta të mira të skuadrës kosovare, vjen goli i Islandës. Shpërqendrim i mbrojtjes, vendosje jo e mirë në zonë e futbollistëve vendas dhe Bjërn Sigurdson e kalon topin në rrjetë në minutën e 24-t.

Përfaqësuesja e Kosovës provon sërish të shënojë, por sulmuesit e saj nuk janë të saktë para portës. Në të 35-ën minutë, Kololli ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës dhe gjyqtari i takimit akordon 11-metërsh për nordikët. Gylfi Sigurdson shënon nga pika e bardhë dhe Islanda kryeson 0-2.

me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në të dytën Kosova provon sërish dhe arrin të ngushtojë diferencën me anë të Nuhiut, i cili shënon në minutën e 53-të. Megjithë përpjekjet, rezultati 1-2 në favor të Islandës nuk ndryshon deri në fund të takimit. Kjo ishte një tjetër humbje për Kosovës në këto Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh